Ozil reagon ndaj kritikave

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, i cili ishte në listën e shënuesve në fitoren ndaj Atletico Madrid në derbin madrilen të së shtunës, u është kundërpërgjigjur kritikëve të tij.

Ozil thotë se njerëzit kërkojnë nga ai që secilën herë të bëjë paraqitje të jashtëzakonshme dhe e kritikojnë çdo paraqitje normale të tij.

“Të bësh një paraqitje normale më nuk është e mjaftueshme. Kjo ju çon juve drejt kritikave. Ju duhet të mësoheni me këtë te një klub si Real Madridi”.

“Unë gjithmonë i dëgjoj kritikat konstruktive. Megjithatë, njerëzit harrojmë për ndeshjet e mira të mira. Shumëçka varet edhe nga paraqitja e skuadrës. Ne jo gjithmonë kemi treguar se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Ne kemi bërë shumë gabime”, ka thënë Ozil./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 206 here

Fjalët kyçe