Pacquiao e Marquez “zbarkojnë” në Las Vegas

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Manny Pacquiao dhe Juan Manuel Marquez zbarkuan zyrtarisht në MGM Grand Hotel, në Las Vegas, vend në të cilin të shtunën në mbrëmje këta dy boksierë do të diskutojnë përballjen e katërt në histori ndërmjet tyre. Pasi kompletoi fazën përgatitore në Ëild Card Gym, të Los Angeles-it, boksieri filipinas mbërriti i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie përpara fansave të zjarrtë, që po e prisnin prej kohësh. 33-vjecari Pacquiao ka fituar 2 nga 3 ndeshjet e mëparshme midis tyre, ndërsa takimi tjetër është mbyllur në barazim, sidoqoftë të trija sfidat ndërmjet tyre kanë përfunduar me polemika të shumta.

Pacquiao i cili numëron 54 fitore në 60 ndeshje, 38 prej të cilave më K.O. vjen në këtë përballje pas humbjes me Timothy Bradley-n, që është njëkohësisht edhe disfata e parë që nga viti 2005, për të. Në krahun tjetër 39-vjecari meksikan ka një c.v. me 54 fitore në 61 takime, 39 prej të cilave me K.O. dhe paraqitet në këtë sfidë pas fitores që arriti në muajin prill, në takimin me boksierin ukrainas Serhiy Fedchenko, takim që i dha atij pikërisht titullin në Federatën ËBO. Pas stërvitjes intensive dhe fazës përgatitore të kryer nga Marquez, trajneri i tij Ignacio Berenstain ka deklaruar hapur se veterani meksikan ka shanse mjaft të mira për të siguruar triumfin e parë, në historinë e përballjeve ndërmjet tyre./SportIndeks.com

Ky publikim eshte lexuar 643 here

Fjalët kyçe