Pacquiao injoron lutjet e nënës dhe të gruas për largim nga boksi

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Manny Pacquiao po i injoron lutjet e nënës dhe të gruas së tij për të hequr dorë nga boksi pas humbjes nga boksieri meksikan, Juan Manuel Marquez. Ish-kampioni botëror në tetë divizione, Pacquiao u nokautua nga Marquezi në raundin e gjashtë, të shtunën mbrëma në Las Vegas. Pacquiao 33-vjeçar, i dëgjoi lutjet e gruas Jinkee dhe nënës Dionisia, të cilat më lot në sy kërkuan nga ai të pensionohet nga boksi. Mirëpo, boksieri nga Filipinet, u bëri me dije të dyjave se do të vazhdojë të boksoj. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 610 here

Fjalët kyçe