Pas 9 vitesh lidhjeje, Gomez i jep fund dashurisë me Silvian

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Mario Gomez dhe e dashura e tij, Silvia Maihel, i kanë dhënë fund dashurisë së tyre prej 9 vitesh.

Teksa Bajerni u gëzua që sulmuesi i tyre u rikthye pas 4 javësh, lajmi i keq për bavarezët është se 27- vjeçari gjerman i dha fund lidhjes me farmacisten e ardhshme, Silvia.

Bukuroshja 26-vjeçare e ka ndjekur pas prej 9 vitesh nga momenti që u dashuruan në Shtutgart. Por, edhe pse harxhoi kaq shumë kohë me Gomezin, dashuria mes tyre nuk mjaftoi. Teksa fanset e tij janë të shumta, Mario Gomez tani është në kërkim të një dashurie të re./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 402 here

Fjalët kyçe