Patore nuk ka besim në vetvete

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Trajneri i ekipit të futbollit të Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti shfaqi zhgënjimin e tij me paraqitjet e fundit të argjentinasit, Javier Pastore.”Unë jam i zhgënjyer por, besoj edhe Pastore me vetveten. Nuk jam një psikolog, por si trajner mendoj se Pastore ka humbur vetëbesimin dhe kjo ndikon në cilësinë e shfaqjeve të tij. Po, ushtrohet shumë dhe është i koncentruar për të përmirësuar formën e tij ndërsa unë do ta ndihmojë rreth kësaj”, tha trajneri italian.

Pastore në Paris Saint-Germain erdhi gjatë verës së vitit të kaluar nga Palermo për afro 40 milionë euro.

Në sezonin e tij të parë tek klubi francez, mesfushori-sulmues ka shënuar 15 gola, ndërsa këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola, gjë që i ka kushtuar me humbjen e vendit në formacion e parë të ‘shenjtorëve’./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 328 here

Fjalët kyçe