Paulinho zëvendësues i Sneijder te Interi?

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Interi do t’i shfrytëzojë paratë nga shitja e Wesley Sneijder për të transferuar mesfushorin e Corinthians, Paulinho.

Braziliani një kohë të gjatë ka qenë cak i menaxherit të përgjithshëm të Interit, Marco Branca, dhe pritet të kalojë në Evropë në janar.

Chelsea dhe Manchester City po ashtu janë të interesuar në mesfushorin defensiv, por Corriere dello Sport shkruan se Branca synon të shfrytëzojë paratë e kursyera nga shitja e Wesley Sneijder për të krijuar fonde për Paulinhon. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 193 here

Fjalët kyçe