Pellegrino reagon i nervozuar pas shkarkimit

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Humbja e Valencias 2-5 me Mestaja ndaj Real Sociedadit i ka kushtuar vendin e punës trajneri Maurisio Pelegrino. Vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me 41 vjecarin e komunikuan në një konferencë për shtyp presidenti i klubit Manuel Llorente dhe drejtori sportiv Braulio. Arsyet e këtij vendimi janë rezultatet e dobëta në këtë sezon teksa në 14 ndeshje gjithsej në Primera Divizion Valencia ka koleksionuar 5 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje. Sigurisht që humbja e thellë me Sociedadit në shtëpi ndikoi në marrjen e vendimit, pasi drejtuesit e Vsalencias prej javësh kanë qenë në dyshim për të vijuar me argjentinasin.

Pas shkarkimit të tij, reagoi ashpër në konferencë për shtyp edhe Pelegrini, sipas të cilit vendimi i presidentit Llorente është i padrejtë dhe i marrë nënjë moment emocional.

“Besoj se vendimi është i padrejtë, i marrë në një moment të vështirë emocional, por ky është futbolli. Gjithësesi uroj më të mirën për Valencian”.

41 – vjecari e vijoi më tej deklartën e tij duke falënderuar për mbështetjen e dhënë tifozët, të cilët kanë qenë kundër këtij vendimi të drejtuesve.

“Dua të falënderoj tifozët dhe futbollistët për mundësinë që më kanë dhënë për të drejtuar Valencian. Besoj se ky moment i keq është momental, pasi skuadra është vetëm 4-5 pikë larg zonës Champions”.

Konferenca e shtypit e Pelegrinos ka zgjatur shumë pak, pasi trajneri argjentinas nuk pranoi asnjë pyetje nga gazetarët./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 270 here

Fjalët kyçe