Pep Guardiola drejt Anglisë?

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Pas një viti pushim Pep Guardiola është gati të rikthehet. Ish trajneri i Barcelonës dëshiron të kthehet në stol dhe për rikthimin e tij duket se ai ka zgjedhur Anglinë, pikërisht atë vënd që përfaqëson të vetmin peng të spanjollit si futbollist. Guardiola në të vërtetë nuk ja fal vetes që nuk ka luajtur asnjëherë në Premier dhe nuk dëshiron të kryejë të njëjtin gabim si trajner.

Tre janë kandidatët e mundshëm: Manchester City, United dhe Chelsea. Deciziv për këtë zgjedhje të trajnerit sipas “Mundo Deportivo” ka qënë takimi në New York me vëllain e tij dhe agjentin Orobigt. Gurdiola i ka shprehur përfaqësuesëve të tij dëshirën për të zbarkuar në Premier League. Destinacioni nuk është akoma shumë i qartë por më i mundshmi është qyteti i Manchesterit që ka dy skuadra të interesuara për të. Tek City dicka është prishur në mardhëniet e klubit me trajnerin Mancini dhe ardhja si drejtues e dy eksponentëve të klubit katalanas Soriano dhe Beguiristain duket se mund ta afrojnë edhe më shumë Guardiolën.

Por edhe në spondin tjetër atë të United flitet për një arritje të mundshmë të trajnerit spanjoll. Ferguson e shikon si pasardhësin e tij ideal dhe nëse vendos të tërhiqet nuk ka asnjë dyshim se kush duhet të jetë zëvendësuesi i tij. Skuadra tjetër pretendente është Chelsea i Roman Abramovich. Tifozët e kampionëve të Europës akoma nuk ja kanë falur manjatit rus shkarkimin e Di Matteos dhe zgjedhjen e Benitez si zëvendësuesin e tij kështu që arritja e një trajneri si Guardiola në qershor mund të risjellë qetësinë tek Chelsea. Skuadra mbetet akoma për tu zgjedhur por destinacioni i guardiolës duket se nuk ka shumë paqartësi. Jashtë Italia ku në muajt e fundit u fol edhe për një intersim të Milanit për trajnerin katanas por që më pas u përgënjeshtrua nga klubi kuqezi./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1318 here

Fjalët kyçe