Perez: Radamel… mund ta firmosësh këtë?

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, kërkon të provojë sërish.

Pas copës së letrës, me një ofertë të parezistueshme, e cila u firmos disa vite më parë nga Zidane, presidenti i Real Madrid ka qenë protagonist i një skene të këndshme gjatë Gala-së së përvitshme të së përditshmes spanjolle AS.

Pasi mori një “copë letër”, u drejtua nga Radamel Falcao, duke i kërkuar një firmë. Kolumbiani refuzoi mes të qeshurave të të gjithë të pranishmëve.

Asnjë incident diplomatik, asnjë zemërim. Gjithçka kaloi me shumë të qeshura të të ftuarve. I vetmi që dukej paksa i habitur ishte Falcao, i cili, me shumë mundësi, nuk dinte asgjë nga precedenti i kaluar i “dhelprës” Perez.

Për t’iu kundërpërgjigjur ka menduar me ironi presidenti i Atletico Madrid, Hugo Cerezo: “Do t’i dërgojmë një fanellë të firmosur nga Falcao”. Deri tani, asnjë “bis” nga anët e Madridit…/SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 445 here

Fjalët kyçe