Perez: Ronaldo, po ike dua para sa për të blerë Mesin!

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

“Kristiano, nëse largohesh, më gjej paratë për të blerë Mesin”. Kjo është fraza që presidenti i Real Madrid i ka thënë Kristiano Ronaldos në bashkëbisedimin e famshëm me yllin portugez kur ky i fundit po i shprehte pakënaqësitë e tij për situatën në klub.

Kjo bisedë është publikuar nga gazeta spanjolle “AS”, e cila insiston se në atë takim është folur realisht për mundësinë e largimit të Kristiano Ronaldos, sipas kërkesës së këtij të fundit. Mbledhja është zhvilluar pak ditë pas deklaratës së famshme të muajit shtator, ku Ronaldo tha se ishte “i trishtuar dhe klubi e di arsyen”.

Sipas “AS”, CR7 kishte pranuar në mbledhjen me Perez se kishte gabuar fjalën, pasi kishte thënë “i trishtuar”, në vend që të thoshte “i zhgënjyer”. Portugezi i kërkoi Perez që të ndryshonte kontrata e tij në lidhje me përfitimet nga e drejta e imazhit dhe disa detaje të tjera, por presidenti i madrilenëve i kishte bërë të qartë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

Atëherë, Ronaldo i kërkoi presidentit ta linte të largohej dhe përgjigja e këtij të fundit, sipas gazetës spanjolle, ishte pozitive, për sa kohë që shitja e portugezit do t’i sillte të ardhura të mjaftueshme për të blerë Lionel Mesin.

Tani pritet të mësohet si do të evoluojë situata, pasi ky bashkëbisedim është publikuar në shtypin spanjoll dhe pritet të sjellë reagime të forta nga personat e interesuar drejtpërdrejt për këtë çështje./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 210 here

Fjalët kyçe