Performanca e Messit… si prind

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Është i famshëm për driblimet e tij që hipnotizojnë kundërshtarët, por tani Messin po e shohim edhe në një aspekt tjetër të jetës jashtë fushe. Ylli argjentinas i Barcelonës u fotografua në rrugë duke mbajtur në krahë djalin e tij që lindi para një muaji.

Fituesi i tre Topave të Artë radhazi është martuar me shoqen e tij të fëmijërisë, Antonella Rocuzzo. Ata janë njohur që kur ishin 5 vjeç, por nisën marrëdhënien në vitin 2009.

Ky vit ka qenë fantastik për Leo Messin në të gjitha aspektet. Jo vetëm lindja e djalit të tij Thiago (sipas Messit, gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë), por edhe thyerja e rekordit të Gerd Muller për më shumë gola të shënuar në një vit kalendarik.

Gjermani kishte shënuar 85 gola në vitin 1972, ndërsa Messi deri tani ka arritur shifrën e 88 golave./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 745 here

Fjalët kyçe