Philipp Lahm: Të vazhdojmë si e kemi nisur

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Mbrojtësi i Bayern Mynih, Philipp Lahm është i bindur se renditja në vendin e parë në këtë stad të sezonit, do t’i japi ekipit më shumë besim për të ardhmen. Bavarezët fituan 2-0 kundër Freiburg dhe tashmë ndodhen 11 pikë larg rivalëve të Borussia Dortmund.

“Të shkosh në pushimet dimërore i renditur në vendin e parë dhe më këtë diferencë është shumë e rëndësishme. Kemi ende disa ndeshje për të zhvilluar përpara se të arrijmë tek gjysma e sezonit, por ne dëshirojmë të thellojmë avantazhin në Bundesligë dhe të përfundojmë në vendin e parë në grup në Champios League.”

Imenjimi i rradhës për gjigandët gjerman është supersfida kundër Dortmund më 1 Dhjetor. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 193 here

Fjalët kyçe