Pirlo nuk nxitohet për rinovim

Data e publiklimit: Saturday, December 1st, 2012

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se ai nuk brengoset pse nuk është nominuar në finalen e Topit të Artë dhe shton se nuk nxitohet ta rinovojë kontratën e tij me Juventusin.

“Është e drejt t’i jipet Topi i Artë një lojtari që shënon 80 gola në sezon, si Messi apo Ronaldo, ose Iniesta. Më mjafton një vend në ceremoni”.

“Nuk nxitohem të rinovoj. Unë jam i përkushtuar dhe kënqem së luajturi dhe stërvituri. Le të shohiim si shkojnë gjërat kur kontrata ime të ketë skaduar. Kam edhe një vit e gjysmë kontratë”, ka potencuar Pirlo. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 198 here

Fjalët kyçe