Platini: Messi do të thyejë rekordin tim

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Lionel Mesi kandidat për Topin e Artë dhe pretendent kryesor për të fituar për të katërtën herë këtë trofe. Argjentinasi mes adhuruesve të tij të shumtë numëron dhe presidentin e Uefa-s, Michel Platini. Francezi, tre herë fitues i Topit të Artë, bashkë me Cruyff dhe Van Basten e sigurisht Mesin, është I sigurtë se ylli I Barcelonës do të arrij të thyejë rekordin e këtyre tre emrave të mëdhenj të futbollit botëror duke marrë këtë cmim prestigjoz për herë të katërt në karrierë dhe pse presidenti i futbollit europian nuk vë dorën në zjarr që kjo do të ndodhë më datë 7 janar të 2013:

“Nuk e di nëse Mesi do e fitoj Topin e Artë dhe këtë herë por jam I sigurtë se ai do të arrijë të thyejë rekordin tim të Topave të Artë të fituar”.

Sipas Platinisë, fitimi I Topit të Artë nuk është I lehtë dhe duhet të jesh pjesë e një skuadre të madhe për të marrë këtë trofe. Këtë francezi e shpjegon bazuar dhe në eksperiencën e tij personale:

“Për mua deri në moshën 27-vjecare ishte pothuajse e pamundur të fitoja Topin e Artë sepse luaja me Sent Etienin. Për të marrë këtë trofe duhet të jesh pjesë e një skuadre të madhe. unë munda të fitoj tre Topat e mi të Artë në momentin kur u transferova të Juventusin. Gjithsesi rekordet janë bërë për t’u thyer dhe I imi zgjati 25 vjet. Jo keq”.

Lionel Mesi është në garë për Topin e Artë bashkë me Ronaldon, që e ka fituar një herë këtë cmim dhe Andres Injestën që nuk ka mundur të triumfojnë kurrë në garën për këtë trofe individual./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 341 here

Fjalët kyçe