Prishtina kërkon kualifikimin në Luksemburg

Data e publiklimit: Saturday, December 1st, 2012

Skuadra e klubit të hendbollit Prishtina sonte nga ora 20:30 luan në udhëtim kundër skuadrës nga Luksemburgu, Esch, në ndeshjen e dytë të rrethit të tretë të “Challenge Cup”. Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën e kaluar Prishtina e fitoi me katër gola dallim, 28:24. Skuadra më e suksesshme pas dy ndeshjeve kualifikohet në mesin e 16 më të mirave në këtë kompeticion.

“Në Luksemburg do të japim më shumë se qindpërqindëshin dhe do të luftojmë që të jemi në mesin e 16 skuadrave më të mira të ‘Challenge Cup’. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi dihet se ata kanë dy lojtarë të rrezikshëm që u dëshmuan edhe në ndeshjen në Prishtinë. Katër gola nuk është dallim i madh, megjithatë është një përparësi e lehtë për ne”, ka thënë Taib Kabashi për gazetarë para nisjes për në Luksemburg.

Prishtina për herë të katërt po merr pjesë në gara evropiane. Në edicionin 2007-2008, pati kaluar një rreth të garave duke u kualifikuar në 1/8 e finales në “Challenge Cup”. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1173 here

Fjalët kyçe