Probleme për Carroll, e rrah kameramanin!

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Sulmuesi i Liverpoolit, i huazuar te West Hame United , Andy Carroll thuhet se është përfshirë në një rrahje me një kameraman irlandez. Carrol së bashku me disa lojtarë të West Hame kanë marrë lejen e klubit për të udhëtuar në Irlandë.

Sulmuesi anglez u gjend në një restorant irlandez në orën 5:30 të mëngjesit dukë pritur në radhë për të blerë një hamburger. Carroll në orët e para të mëngjesit e zuri një kameraman duke e inqizuar ne kamerë.

Pas kësaj thuhet se ai e ka rrahur fort kameramanin irlandez të quajtur Peddi Cummins.

”Ai ishte si një kafshë e egër. Ai më ka goditur fort në sy duke bërë që kontrolla ime të humbet. Unë desha që ti shmangem atij por se ai vazhdonte të më godaste” deklaroi Cummins.

Rasti është duke u hetuar nga policia ndërsa Carroll po e mohon këtë incident./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 332 here

Fjalët kyçe