PSG humbet sërish, “tërbohet” Ancelotti

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Paris Saint Germain pësoi humbjen e 3 në 5 ndeshjet e fundit dhe këtë fakt Carlo Ancelotti nuk e “përtyp” dot. Menjëherë pas ndeshjes trajneri italian kritikoi lojtarët ndërsa disfatën me Nice që vjen pas atyre të Saint-Etienne dhe Rennes e quan jo normale për një ekip me yje.

“Na mungoi intensiteti dhe përgjegjësia në fushë. Eshtë trajneri ai që mban përgjegjësi për humbjen por një barrë të tillë e kanë edhe lojtarët. Më duket se futbollistët nuk e kanë kuptuar thelbin e projektit të klubit.”

Ancelotti vijoi kritikën e tij por pa ngritur tonin e zërit ndërsa paralajmëroi ndryshime radikale në formacion.

“Nuk është normale që një ekip si PSG të humbasë kaq shpesh dhe në këtë mënyrë, luajtëm më shumë në mënyrë individuale sesa si skuadër. Për sfidat e ardhshme do të bëjë shumë ndryshime në formacion, radikale.”

Me humbjen e pësuar në fushën e Nice, PSG tashmë është 5 pikë larg ekipit kryesues, Lyonit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 313 here

Fjalët kyçe