PSG ndahet në “klane”

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Nëse je francez ke shumë pak mundësi të luash. Kjo është fraza e një prej futbollitsëve të PSG që nuk ka dashur të identifikohet dhe që është bërë publike nga e përditëshmja Le Parisien. Një frazë që tregon se atmosfera në dhomat e zhveshjes së skuadrës së Carlo Ancelotti është e ndarë nga francezë e jo, dhe që ka hapur debate të mëdha në vënd për një skuadër shumë ndërkombëtare ashtu sic ishte ajo ndaj Kievit në Champions me vetëm një francez në fushë, Matuidi e që nuk ka një identitet të sajin që pas marrjes nga ana e sheikëve të Qatar. Zgjedhjet e drejtuesëve nga Qatari kanë lënë një shije jo shumë të mirë në ambjentet sportive franceze pasi vetëm Jeremy Menez shikohet si francezi që e ka të sigurtë vëndin e titullarit pas tij Matuidi ndërsa të tjerët si Gameiro, Douchez, Sakho, Jallet, Bodmer apo Chantome po e shikojnë gjithnjë e më shumë veten jashtë. Realisht skuadra e PSG nuk shikohet si një ambasador i mirë i futbollit francez nëpër botë. Por problemi më i madh mbetet në dhomat e zhveshjes pasi sipas mediave sportive disa futbollistë frankofonë janë të detyruar të komunikojnë në italisht, spanjisht apo anglisht dhe jo në frengjisht. Një hipotezë që është hedhur poshtë nga klubi pasi trajneri Anceloti që nga dita e parë ka vendosur që të komunikohet vetëm në frengjisht dhe shëmbulli më i mirë është Sirigu që tashmë flet edhe me theks parizien. Klubi më pas i ka detyruar të gjithë të huajt të kryejnë leksione gjuhe megjithatë sipas Le Equipe, PSG është i ndarë në dysh: francezë dhe garda e vjetër ndaj lojtarëve të rinj. Në fund gjithnjë sipas kësaj të përditëshme sportive drejtuesit arabë të PSG kanë mohuar kategorikisht zërat se kanë filluar kontaktet me Cristiano Ronaldon dhe Jose Mourinhon për sjelljen e tyre në Paris verën e vitit të ardhshëm. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 285 here

Fjalët kyçe