PSG, një tjetër merkato e “çmendur”

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Një merkato tipike pariziene në këtë dimër. Me shpenzime të mëdha dhe me emra të mëdhenj. Rezultatet negative të javëve të fundit dhe presioni që rritet mbi stolin e Ancelottit bëjnë drejtuesit e klubit kryeqytetas që të hyjnë sërish në treg dhe gjatë dimrit, duke synuar për më tepër emra të rëndësishëm, sic është ai i Marek Hamsik, një tjetër yll i Napolit, mbi të cilin francezët kërkojnë të hedhin grepat pas blerjes së Ezequiel Lavezzi në verë.

Arsyeja e kësaj lëvizjeje të Leonardos mendohet se është rendimenti i pakët i Pastores në fushë, i cili nuk preferohet shumë dhe nga ana e trajnerit Italian. Vlera e sllovakut është rreth 30 milion Euro, një shumë e marrë parasysh nga ana e PSG, që është gati të derdhë paratë në arkat e Napolit, gjithmonë nëse De Laurentiis jep ok. Një tjetër objektiv i skuadrës franceze është gjithashtu dhe mbrojtësi i krahut Patrice Evra. Ish-futbollisti i kombëtares transalpine preferohet nga Ancelotti, por në balotazh me të është dhe Ashley Cole. Problemi i vetëm për të dy futbollistët është fakti që kanë luajtur në Champions, dhe në këtë kompeticion nuk mund të përdoren nga transalpinët./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 317 here

Fjalët kyçe