PSZH pezullon Nene pas polemikave të mesjavës

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

PSZH ka vendosur të ndëshkojë sulmuesin Nene duke mos e grumbulluar për ndeshjen e fundjavës kundër Evian, pas problemeve që shkaktoi lojtari në ndeshjen e mesjavës kundër Portos në Ligën e Kampioneve, të fituar me rezultatin 2-1.

Futbollisti brazilian goditi me grusht pankinën dhe filloi të debatonte me stafin teknik pasi u thërrit që të linte në mes nxemjen dhe të ulej në stol, në mesin e pjesës së dytë të takimit të luajtur të martën. Ai u aktivizua vetëm në minutën e 88-të të sfidës, duke zënë vendin e Havier Pastore.

“Nene nuk u soll mirë. Ai duhet të jetë më profesionist”, tha trajneri Ançeloti para gazetarëve. “Nëse ndryshon sjellje, ai do të grumbullohet për takimin e të martës ndaj Valensien”.

Nene, golashënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar me 21 gola, ka qenë titullar vetëm në 5 ndeshje të këtij sezoni, me Ançelotin që preferon të rreshtojë Menez dhe Laveci përkrah Zlatan Ibrahimoviç dhe jo shtatlartin brazilian.

Kjo situatë ka rihapur zërat për largimin e mundshëm të tij, drejt kampionatit anglez apo atij italian gjatë janarit, edhe pse Ançeloti ka bërë të ditur se dëshiron që të kenë në dispozicion 5 sulmues për pjesën e dytë të sezonit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 334 here

Fjalët kyçe