Pushimet e kuqezinjve: El Sharaui, në Karaibe me paratë e Ambrozinit

Data e publiklimit: Monday, December 24th, 2012

Yjet e Milanit e kanë mendjen te pushimet dhe jo te rezultatet në Serinë A.

Teksa e mbyllën në mënyrë të turpshme fazën e parë, disa prej futbollistëve kuqezinj kanë prenotuar edhe pushimet e fundvitit. Kështu, sulmuesi El Sharaui ka vendosur t’i kalojë festat e fundvitit në Karaibe. Por interesant mbetet fakti që talenti nuk do e fusë dorën në xhep, pasi ka fituar bastin me kapitenin Ambrozini.

Basti: Nëse El Sharaui do dilte golashënuesi më i mirë i fazës së parë, Ambrozini do paguante pushimet; në të kundërt, do ia paguante sulmuesi kapitenit. Kurse mesfushori ganez Kevin-Princ Boateng së bashku me të dashurën e tij do i kalojnë pushimet në shoqërinë e diellit dhe plazhit të Majemit. Zapata e Jepes do udhëtojnë drejt Kolumbisë, ndërsa Krkiç në Katalunjë. Kurse brazilianit Pato i duhet të mësojë planin e Barbara Berluskonit, pasi vazhdon të jetë në udhëkryq./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 551 here

Fjalët kyçe