Puyol: Lëndimi i Messi, lajmi më i keq

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, e ka përshkruar lëndimin e Lionel Messi si “lajmin më të keq të mbrëmjes” pas barazimit të mbrëmshëm pa gola ndaj Benficas.

Argjentinasi filloi ndeshjen si zëvendësues në pjesën e dytë, por u largua nga fusha para fundit të takimit, pas një lëndimi të paqartë, që duket të ketë qenë ndonjë problem në gju.

“Lionel Messi do t’u nënshtrohet disa testeve, por shpresojmë se nuk është asgjë serioze. Është e qartë se ky është lajmi më i keq i mbrëmjes dhe shpresoj se ai do të kthehet me neve në formën 100 për qind”.

“Ne u përpoqëm të luajmë siç mundemi, u përpoqëm, ne krijuam shanse dhe ishte një ndeshje e hapur”, ka thënë kapiteni Blaugran. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 195 here

Fjalët kyçe