Rafael: Duam ta kthejmë titullin

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Në prag të derbit të së dielës ndaj Manchester Cityt, mbrojtësi i Manchester United, Rafael da Silva, pranon se Djajtë e Kuq dëshirojnë të hakmerren për shkak të titullit të humbur sezonin e kaluar.

“Përfundimisht ka një vendosmëri për ta rikthyer titullin pas mënyrës se si ne e humbëm atë. Ishte vështirë të pranohet”.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë se si jemi ndjerë pas ndeshjes së fundit. Ne vetëm shikuam njëri-tjetrin dhe pyetëm, ‘si e humbëm’? Pas sezonit të kaluar, ne duam ta rikthejmë titullin”, ka thënë braziliani 22-vjeçar. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 177 here

Fjalët kyçe