Rally, Solberg nuk do të garojë sezonin e ardhshëm

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Situata financiare detyron Petter Solberg të largohet nga skuadra Qatar M-Sport, që do të thotë se 38 vjeçari nuk do të garojë në kampionatin e vitit të ardhshëm të Rally.

Solberg, kampioni i botës në vitin 2003, tha se ndihet i trishtuar, pasi synonte të vazhdonte garimin edhe për disa vite të tjera. Piloti norvegjez theksoi se ishte i gatshëm të garonte pa u paguar, por në asnjë mënyrë nuk mund të paguajë për të garuar./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 426 here

Fjalët kyçe