Real, Benzema beson ende tek titulli

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

11 pikë diferencë me Barcelonën në kampionat janë një diferencë e vështirë për t’u rekuperuar dhe kur bëhet fjalë dhe për një klub si Reali I Madridit. Por “Los Blancos” nuk janë një nga ato skuadra që dorëzohen përpara vështirësisë së parë që i paraqitet. ADN fituese të Realit duket se e ka në vena dhe Karim Benzema, i cili mendon se gara për titullin nuk ka përfunduar, madje francezi shprehet i bindur në një remuntada të të tijve:

“Kampionati nuk mund të quhet ende i përfunduar. Ne besojmë ende se mund të fitojmë titullin kampion. Të gjithë në skuadër e besojnë dicka të tillë. Remuntada nuk është dicka e pamundur. Më kujtohet shumë mirë sezoni i shkuar, në mars ne kishim një avantazh prej 10 pikësh por Brenda pak javësh titulli u rihap tërësisht si pasojë e gabimeve tona. Unë nuk besoj se është e pamundur të fitosh titullin. Te Reali nuk dorëzohen kurrë për asnjë trofe, ne luajmë për të fituar gjithcka, Kampionat, Kupë dhe Champions League. Tani që kemi kaluar dhe mes 16 më të mirave të Europës do të kemi më shumë se dy muaj kohë për të menduar vetëm për trofeun e La Ligas”.

Ndeshja e radhës në kampionat me Realin do të jetë me Vajadolid në transfertë dhe do të transmetohet live dhe në Supersport 2 dhe Supersport 2 HD./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 180 here

Fjalët kyçe