Reali ta shesë Kakan për ta mbajtur Ronaldon?

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Real Madrid është duke menduar ta shesë Kakan në janar për të krijuar fonde për kontratën e re të Cristiano Ronaldos.

Pasanikët e PSG e kanë shqetësuar së fundi presidentin e Realit, Florentino Perez, pjesërisht me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, që tash po bëhet më i afërt me pronarët arabë të klubit.

Marca shkruan se Florentino është i gatshëm t’ia përmirësojë kontratën Ronaldos dhe të krijojë fonde për marrëveshje të re duke e shitur Kakan.

Babai i Kaka, Bosco Leite, tashmë e ka informuar Realin se djali i tij është i gatshëm ta vazhdojë karrierën diku tjetër, pasi më herët kishte këmbëngulur të qëndrojë kur i ishte ofruar opsioni të largohet. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 151 here

Fjalët kyçe