Ribery e sheh Bayernin në finale të CHL

Data e publiklimit: Saturday, December 1st, 2012

Bayern München mund të arrijë për herë të tretë në finalen e Ligës së Kampionëve në katër edicionet e fundit. Kështu pohon mesfushori francez Franck Ribery, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Ribery gjithashtu thotë se Bayerni është në gjendje ta mposhtë Real Madridin apo Barcelonën, nëse përballet me ndonjërën prej këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.

“Bayerni nuk i frikësohet askujt. Mund ta mposhtim çdo kundërshtar, edhe ekipet si Barça e Reali. Edhe këtë vit sërish e kemi rastin të arrijmë deri në finale dhe besoj se do t’ia dalim mbanë”, tha Ribery.

Bayerni në edicionin 2009/10 dhe 2011/12 luajti në finalen e Ligës së Kampionëve, por u mposht nga Interi, përkatësisht Chelsea. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 307 here