Ribery nuk e ka në plan të largohet

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery, thotë se ai nuk e ka në plan të largohet nga skuadra bavareze.

Ribery së fundi u lidh me një kalim te Arsenali, por ai ka hedhur poshtë spekulimet duke thënë se shpreson t’i japë fund karrierës në Allinz Arena.

“Unë jam i lidhur me Bayernin deri në qershor të vitit 2015. E shoh veten duke vazhduar kontratën sërish, por së pari do të bisedoj me Uli Hoeness (presidentin e Bayernit)”.

“Në çfarëdo rasti, unë nuk e kam ndryshuar mendjen, e shoh veten duke përfunduar karrierën te Bayern Munichu”, ka deklaruar francezi. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 385 here

Fjalët kyçe