Rigjallërimi gjerman nis nga këmbët

Data e publiklimit: Thursday, December 27th, 2012

Rigjallërimi i futbollit gjerman ka nisur, si rikthimi i ekonomisë së vendit, pas një rrëshqitje të gjatë drejt stagnimit. Njeriu i sëmurë i Evropës, siç ishte njohur Gjermania një dekadë më parë, ka mundur të quhej me lehtësi edhe njeriu i sëmurë i futbollit. Pas një Evropiani skandaloz në vitin 2000 ku gjiganti i futbollit nuk fitoi asnjë ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol, është kërkuar që të punohet më tepër.

Derisa Qeveria ishte në një krizë ekonomike, një shoqëri që njihej për stërvitje të shumta dhe profesionale, vendosi që në mënyrë metodike të krijojë talente të reja në sportin më të popullarizuar në botë.

Për më pak se një dekadë, Gjermania investoi afro një miliardë dollarë në programe për të rinj, ku akademitë drejtohen nga skuadrat profesioniste të futbollit dhe qendrat stërvitore mbikëqyren nga Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB). Programi është një dëshmi për një mendim strategjik afatgjatë dhe të resurseve të konsiderueshme që e kanë ngritur sërish Gjermaninë në krye të një kontinenti në vështirësi./SportIndeks.com

Ky publikim eshte lexuar 517 here

Fjalët kyçe