Robert Kubica u rikthehet garave

Data e publiklimit: Friday, September 7th, 2012

Robert Kubica gjatë fundjavës do të kthehet që të garojë për herë të parë që nga aksidenti një vit e gjysmë më parë, pasi që do të marrë pjesë Rally garën, Ronde di Lana Gomitolo.

Kubica në shkurt të vitit të kaluar ka pësuar një lëndim të rëndë në këmbë dhe duar në Rrally, gjithashtu në Itali, për të cilin kaloi disa muaj në spital dhe kështu ka ndërprerë karrierën e tij në Formula 1.

Për shkak të ashpërsisë së lëndimit që ai pësoi dhe rehabilitimin afatgjatë, Kubica nuk është ende gati që të kthehet në makinë e Formulës, por për është gati të merr timonin në dorë. Por, ka gjasa që makina e tij Subaru Impresca të mos përgatitet për këtë garë dhe nëse kjo ndodh atëherë ai me siguri që do të paraqitet në garën e San Marinos. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 587 here

Fjalët kyçe