Ronaldinho: Messi më i mirë se Ronaldo

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Gjeniu i lindur me top, Ronaldinho, ka deklaruar se për të, superylli argjentinas, Lionel Messi, është më i mirë se Ronaldo, pasi ai e ka dëshmuar këtë në vitet e fundit.

Kohëve të fundit është ashpërsuar debati mbi atë se kush është futbollisti më i mirë në botë para shpalljes së fituesit të Topit të Artë, ndërsa tashmë krahut të shumicës së ekspertëve që mendojnë se Messi është lojtari më i mirë në botë edhe për këtë vit i bashkohet edhe legjenda e Brazilit, Ronaldinho.

”Cristiano ka bërë histori që disa vjet tani, por Messi është më i miri në botë. Ndërsa një ditë Neymar do t’i kalojë që të dy”.

”Për mua Messi është më i miri në botë. Në vitet e fundit ai ka luajtur futboll të një niveli që ne nuk e kemi parë kurrë më parë. Unë kam qenë aty kur ai ka filluar të luajë dhe kjo më bën shumë të lumtur”, ka thënë magjistari me top, Ronaldinho./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 249 here

Fjalët kyçe