“Ronaldos i interesojnë golat e jo çmimet”

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Mourinjo, nuk preferoi të dilte në konferencë për shtyp në vigjilje të transfertës me Valadolid, teksa në vend të tij, sikurse ka ndodhur shpesh edhe gjatë sezonit të kaluar, foli ndihmësi Aitor Karanka, i cili i konsideroi thjesht hamendësime zërat mbi largimin e trajnerit portugez në fund të sezonit.

“Kam punuar për më shumë se dy vjte e gjysmë me Mourinjon, ndaj nuk dëshiroj t’u jap rëndësi zërave që qarkullojnë në media. Ai ka karakter të fortë dhe këtë e ka treguar si në futbollin e zyrave ashtu edhe në fushën e blertë. Detyra e Mourinjos është të përgatisë skuadrën në të gjitha kompeticionet dhe jo të komentojë apo t’u japë rëndësi fjalëve për një largimin e tij.”

Pyetjes nëse ndikon cmimi i Topit të Artë në formën e Kristiano Ronaldos, Karranka iu përgjigj shkurt”

“Kristiano Ronaldon e bën të fortë puna e tij dhe golat që rezlizon për të arritur objektivat e skuadrës dhe jo cmimet personale. Cdo gjë tjertër që thuhet është e pavend.”

Zëvendësi i Mourinjos e vlerëson si shumë të vështirë transfertën me Valladolidin, por objektivi i Los Blankos nuk ndryshon, mbetet maksimumi i pikëve.

“Vajadolit është një kundërshtar i vështirë. Që kur fituan të drejtën për të luajtur në Primera Divizion, kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira, meritë kjo e trajnerit të kësaj skuadre. Objektivi ynë dihet, shkojmë për të marrë tri pikë.”/SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 172 here

Fjalët kyçe