Rooney i ngazëllyer para derbit të Manchesterit

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, mezi pret derbin lokal të së dielës përballë Manchester Cityt.

Rooney beson se gara tashmë ka filluar të duket si një betejë në mes të dy skuadrave nga Manchesteri dhe është i bindur se Djajtë e Kuq do të mposhtin kampionët këtë të diel.

“Është një ndeshje e madhe dhe ishte bukur të nxjerrim fitore te Reading – ne tash mund të shkojmë në ndeshje duke ditur se jemi tre pikë mbi Cityn. Kjo na jep një besim shtesë për të shkuar dhe për t’u përpjekur të nxjerrim tre pikët”.

“Duket sikur po shkon drejt të qenit një garë e dy skuadrave, por kjo është një ligë e çmendur dhe gjithçka mund të ndodhë”.

“Ne e pamë Chelsean në krye për tetë ose nëntë ndeshjet e para dhe ne ishim pesë ose gjashtë pikë prapa tyre, andaj ju duhet të qëndroni të fokusuar për të gjitha ndeshjet dhe të përpiqeni të qëndroni afër kreut të ligës”, ka thënë Rooney. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 355 here