Rooney thyen rekordin e Bobby Charltonit

Data e publiklimit: Monday, December 10th, 2012

Me dy gola në fitoren ndaj Manchester Cityt me rezultat 3:2, sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit, kur është fjala për golat e shënuar kundër rivalëve të qytetit.Deri tek ndeshje e së dielës në “Ittihad”, e cila u zgjidh nga sulmuesi holandez, Robin Van Persie me anë të golit në minutën e 92-të, gola më së shumti në fanellën e United, kishte i famshmi Bobby Charlton – nëntë.

Rooney në derbin e qytetit ishte futur me tetë gola në të gjitha garat, ndërsa me dy golat e fundit ka tejkaluar Charltonin.

Sulmuesi i United, megjithatë, nuk arriti të bëhet rekorder absolut në mesin e shënuesve në derbit e Manchesterave sepse, përveç tij që ka shënuar dhjetë gola, numrin të njëjtë të golave kanë edhe ish-sulmuesit e Man Cityt, Franny Lee dhe Joe Hayes./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 282 here

Fjalët kyçe