Rossi-Biaggi sërish përballë

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Për vite me radhë kanë rivalizuar njëri-tjetrin në cirkuitet e të gjithë botës për të fituar tituj dhe tani rikthehen në pistë për bamirësi.

Bëhet fjalë për dy rivalët italianë, Max Biaggi dhe Valentino Rossi që do të gjenden përballë njëri-tjetrit të dielën në kujtim të Marco Simoncellit. Eventi “Sic Supermoto Day” zhvillohet në pistën e Latinas për qëllime bamirësie dhe pjesëmarrës do të jenë edhe pilotë të tjerë si Capirossi, Dovizioso, Pasini e Karel Abraham./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 376 here

Fjalët kyçe