Sagna i lumtur në Arsenal

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna ka theksuar se është i lumtur në klub, pas spekulimeve se mund të jetë futbollisti i radhës që braktis gjigantin londinez.

Sagna, 29 vjeç mungoi për një pjesë të gjatë të stinorit të shkuar për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme derisa është në kërkim të kontratës së re në Emirates pasi ajo aktualja vlen deri më 2014.

Megjithatë, Sagna ka insistuar se është i lumtur në Arsenal. “Jam shumë i lumtur. Gëzohem që jam rikuperuar dhe mezi pres të bëj më tepër paraqitje këtë stinor sepse kam pësuar shumë lëndime në të kaluarën”, deklaroi Sagna për uebfaqen zyrtare të Arsenalit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 205 here

Fjalët kyçe