Santos konfirmon ofertën zyrtare për Robinjon

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Presidenti i Santos, Luis Alvaro Ribeiro, ka konfirmuar se ekipi brazilian është në bisedime me Milanin për të blerë në janar sulmuesin Robinjo.

28 vjeçari mendohet se është gati të kthehet te ish-skuadra e tij, ndërsa edhe vetë Neimar ka deklaruar se e pret me padurim, duke e ftuar që t’i bashkohet atij për ta shpallur përsëri Santosin kampion.

“Robinjo dëshiron të kthehet në Brazil dhe për atë, kjo nënkupton të kthehet përsëri te Santos”, tha Ribeiro për mediat braziliane. “Ne kemi bërë një ofertë, ndonëse ka një diferencë shumë të madhe për momentin mes asaj që kërkon lojtari dhe asaj që kërkon klubi”, shpjegoi ai.

Robinjo ka luajtur më shumë se 100 ndeshje për Santos para se të transferohej te Real Madrid në vitin 2005. Por pavarësisht dëshirës së palëve për të realizuar këtë transferim, presidenti i Santos ka pranuar se negociatat mes klubeve do të jenë të vështira.

“Kjo është një marrëveshje që mund të realizohet, por nuk është një detyrë e lehtë. Kjo betejë duhet të ketë rezultate konkrete para fundit të kësaj jave”, parashikoi ai.

Dy problemet kryesore janë kërkesa e Milanit për një shifër mbi 15 milionë euro, si dhe kërkesa e lojtarit për një rrogë të përafërt me atë aktualen, që do të thotë rreth 4 milion euro në sezon, shifër shumë e lartë për futbollin brazilian./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 357 here

Fjalët kyçe