Santos lufton për ta mbajtur Neymarin

Data e publiklimit: Wednesday, May 9th, 2012

Presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira insiston se klubi i tij po lufton që ta mbajë në ekip Neymarin deri në vitin 2014.

Ai e ka pranuar se interesim për sulmuesin e ri brazilian kanë shfaqur gjigantët spanjollë Barcelona e Real Madrid.

“Mundësia që Neymar të largohet nga Santosi para vitit 2014 janë të barabarta me zero. Unë gjithashtu shpresoj që lojtari të vazhdojë të luajë këtu edhe pas vitit 2014. Ne duhet të luftojmë me Realin dhe Barçën deri në fund, për ta mbajtur lojtarin për një kohë të gjatë”, deklaroi Oliveira për radion ‘Ona FM’./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 858 here

Fjalët kyçe