Schweinsteiger: Dëmtimi i Badstuber, goditje e rëndë

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Dëmtimi i mbrojtësit Holger Badstuber është një goditje e rëndë për Bajernin e Mynihut. Ky është mendimi i mesfushorit bavarez Bastian Shvainshtaiger që e vlerëson kolegun e tij si një nga mbrojtësit më të fortë në botë. Badstuber dëmtoi ligamentin e gjurit në këmbën e djathtë në barazimin 1-1 ndaj Borusia Dortmund dhe me shumë mundësi do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për pjesën e mbetur të sezonit. Për mesfushorin e përfaqësueses gjermane ky është një minus për ekipin pasi mungon një pikë referimi në mbrojtje.

Bastian Schweinsteiger

Dëmtimi i Badstuber është një lajm shumë i keq për ne. Ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne edhe pse shumë i ri. Mendoj se ai është një nga më të mirët në botë.

Mesfushori 28 vjecar tregon dhe ambiciet e Bayernit të Mynihut në Champions League, dhe shpreh besimin se mund të shkojnë deri në fund të këtij kompeticioni.

Kemi arritur dy herë në finale në tre vitet e fundit dhe shpresojmë të arrijmë edhe këtë vit. Do të jemi tek pretendentët për sa kohë që do të bëjmë punën tonë. Pavarësisht dëmtimit të Holger e di që në skuadër kemi shumë potencial.

Bayerni i Mynihut ka arritur të kualifikohet për në 1/8 e finaleve të Champions League, dhe ndaj BATE-s të mërkurën do të luajnë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, e cila vlen për të konfirmuar kreun e grupit E./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 405 here