Serena Williams tenistja më e mirë e vitit

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Serena Williams shpallet tenistja më e mirë për femra për vitin 2012. Tenistja amerikane, e fiton këtë cmim pas një viti të jashtëzakonshëm, që e pa protagoniste pas një dëmtimi të gjatë. Serena arriti të fitojë këtë vit dy turne Grand Slam, atë të Wimbledon dhe U.S Open ndërsa mori medaljen e artë dhe në Lojrat Olimpike të Londrës.

Për tenisten amerikane, kjo është hera e katërt që zgjidhet si tenistja më e mirë e vitit pas suksesit të regjistruar në vitin 2002, 2008 dhe 2009. Vetëm Stefi Graf dhe Martina Navratilova kanë mundur të shpallen pesë herë tenistet e vitit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 752 here

Fjalët kyçe