Shakira: Mund të rri edhe 9 muaj të tjerë kështu

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Po pret fëmijën e saj të parë dhe duket se Shakira po i shijon shumë muajt e fundit të shtatzënisë.

Këngëtarja 35-vjeçare postoi një foto të saj së bashku me të dashurin, futbollistin e Barcelonës Gerard Pique, ku shihet me barkun e zbuluar.

Përshkrimi shoqërues i fotos ishte: “Mund të qëndroj edhe nëntë muaj të tjerë kështu!”

Shakira ka qenë e zënë me punë kohët e fundit. Ajo ka xhiruar seritë e reja të spektaklit amerikan ‘The Voice’ që do të nisë në mars. Gjithashtu, po në muajin mars, 35-vjeçarja do të nxjerrë në treg edhe albumin e saj më të ri./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1261 here

Fjalët kyçe