Shaqiri VS Xhaka, derbi në Bundesliga

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Bundesliga gjermane sot do të ketë në program derbin mes Bayern Munchen dhe Borusia Monchengladbach. Ky derbi për ne pritet të jetë më i veqantë pasi që për herë të parë do të jenë kundërshtarë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Dy yjet kosovar që përfaqësojnë Zvicrën mund të fillojnë ndeshjen si titullar pavarësisht asaj se në ndeshjet e fundit në të shumtën e rasteve janë në bankën rezervë.

Klubi bavarez kryeson rënditjen me 41 pikë duke mos patur rivalë në garën për titull, ndërsa Munchengladbah renditet e shtata duke qënë larg asaj skuadre surprizë që kemi parë sezonin e shkuar.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që dy ish yjet e Baselit do të jenë përball njëri tjetrit, duke qenë gjithmonë bashkë te Basel dhe në kombëtaren zvicërane./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 508 here