Shevchenko të kthehet te Chelsea si trajner?

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Andriy Shevchenko përflitet se mund të rikthehet te Chelsea, por jo si lojtar.

Daily Mail shkruan se ukrainasi i pensionuar së fundi ka kaluar një kohë të konsiderueshme në bazën stërvitore të klubit në Cobham pasi punon në drejtim të kualifikimit si trajner.

Dhe pronari Roman Abramovich ka biseduar me 36-vjeçarin për një rol në stafin teknik në Stamford Bridge. Rusi është shumë i afërt me Shevchenkon dhe pagoi 31 milionë funte kur e transferoi atë në vitin 2006. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 195 here

Fjalët kyçe