Shnajder sfidon Interin, rihap Twitter

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Uesli Shnajder ka dalë hapur kundër Interit, duke thyer rregullin e klubit dhe duke hapur përsëri adresën e tij në Twitter, për të diskutuar aty çështje që kanë lidhje me zikaltërit.

Interi ka vendosur që lojtarët të mos komentojnë asgjë që ka lidhej me klubin në rrjetet sociale, duke detyruar shumë lojtarë që të mbyllnin adresat e tyre. Mes tyre ka qenë edhe Shnajder, i cili është ndër më te ndjekurit dhe më të rregulltit në Twitter, duke postuar vazhdimisht të reja rreth tij dhe klubit.

Pas një periudhe heshtje prej rreth një muaji, dje adresa e futbollistit holandez është riaktivizuar përsëri, me një mesazh të qartë. “Për të gjitha ata që janë interesuar për mua, nuk jam i grumbulluar për ndeshjen e Europa League”, ishte mesazhi që u shfaq në adresën e lojtarit holandez.

Kuptohet që ky veprim do të acarojë më shumë marrëdhëniet mes palëve, pasi kjo ishte një sfidë direkte ndaj zikaltërve, sepse nëpërmjet këtij mesazhi ka folur për një vendim që ka lidhje me skuadrën dhe mund ta dëmtojë teorikisht atë.

Tani mbetet të mësohet se cili është hapi që do të ndërmarrë Interi, nëse do të gjobitë futbollistin, apo nëse do të tentojë pajtimin me të, edhe pse në këtë mënyrë do të japë një shembull shumë të keq në mosrespektimin e disiplinës brenda klubit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 235 here

Fjalët kyçe