Shumë skuadra në Formula 1

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Largimi i ekipit spanjoll HRT nga Formula 1 ende lë sportin me një skuadër më tepër, ka insistuar kreu i çështjeve komerciale, Bernie Ecclestone të enjten.

HRT nuk është përfshirë në listën zyrtare për edicionin e ri nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit që tani mbetet me 11 ekipe dhe 22 bolide.

Por, Ecclestone ka deklaruar: “Do të preferoja të kisha 10. Kurrë nuk kam dashur 12. 10 ekipe janë më lehtë për tu ballafaquar, për promotorët, për transport. Preferoj ti kemi 10, përderisa nuk humbim Ferrarin”, deklaroi Ecclestone për agjencinë e lajmeve Reuters./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1129 here

Fjalët kyçe