Skënderbeu, Josa kërkon edhe Kupën

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Skuadra e Skënderbeut, kampionia në fuqi e kategorisë superiore, pasi e mbylli fazën e parë në krye të klasifikimit, madje e shkëputur edhe me rivalët, synon të dominojë edhe në Kupën e Shqipërisë, ku në takimin e parë të fazës së grupeve do të ndeshet në transfertë me Shkumbinin. Një përballje e lehtë në letër për korcarët, por jo për trajnerin Mirel Josa, i cili edhe pse nuk e fsheh ambicien për një triumf të dyfishtë në fund të sezonit, mendon se gara do të jetë e fortë, pasi janë disa skuadra që kërkojnë të luajnë në europë nëpërmjet Kupës.

Fakti që Vllaznia dhe Tirana, dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar janë eliminuar pikërisht nga Shkumbini dhe Kukësi, që bëjnë bëjnë pjesë në të njëjtin grup me Skënderbeun, Sipas Josës do të thotë se këta kundërshtarë nuk mund të nënvlerësohen.

Sa i përket merkatos, Josa thekson se cdo veprim do të bëhet i mirëmenduar, pa dëmtuar interesat e klubit korcar, e aq më tepër objektivat e sezonit.

Pas transfertës me Shkumbinin, Skënderbeu pret më 15 dhjetor në Korcë Kukësin, për ta mbyllur vitin kalendarik me përballjen në Kastriotin në Krujë më 23 dhjetor./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 418 here

Fjalët kyçe