Skënderbeu stërvitet në Peqin, anulohet Flamurtari-Bylis

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Pa golashënuesin më të mirë në fushë, Pejic, Skënderbeu shkatërroi Shkumbinin 4-1 në Peqin në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë të vlefshme për Grupin A. Me një lehtësi të jashtëzakonshme por edhe ndaj një ekipi që nuk pretendon Kupën por mbijetesën në Superiore, Skënderbeu dominoi në çdo moment djemtë e Miles me Sabino Plakun që hapi serinë e golave në minutën e 30-të pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare. Goli i dytë vjen nga një goditje këndi në 40, ku Bici kërcen mbi të tjerët për të zhytur topin me kokë në rrjetë. Pjesa e dytë ka të njëjtën panoramë, me Skënderbeun që nuk nënvlerëson asgjë por krijon pa fund raste. Gjithsesi janë vendasit që shkurtojnë diferencën me një gjuajtje me kokë të Llucës në 48’ me këtë të fundit që çuditërisht nuk feston për golin, por shpresave të Shkumbinit për 1 pikë në këtë sfid i jep fund Plaku në 74’ dhe Orelesi në 77’ që mbyllin 4-1 përballjen në Peqin.

Ndeshja tjeter e Grupit B, Flamurtari-Bylis në Vlorë u anulua për shkak të terrenit të vështirë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Gjyqtarët e takimit dolën në fushë pak para orës zyrtare të nisjes së takimit për të provuar gjendjen e fushës por në shumë pak vende topi kërcente e detyrimisht ata më pas vendosën anulimin e takimit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 390 here

Fjalët kyçe