Sneijder ëndërron Man. United

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Tek Interi vazhdon të flitet për çështjen Sneijder. Klubi zikaltër ka folur për një problem fizik të vogël për holandezin, hipotezë e hedhur poshtë nga bashkëshortja e Sneijder, e cila në Twitter ka shkruar saktësisht se bashkëshorti i saj është mirë dhe nuk është i dëmtuar.

Është një situatë e vështirë, sepse për momentin duket se nuk ka rrugëzgjidhje, pasi nuk ka oferta konkrete për lojtarin. Sneijder vazhdon të ëndërrojë fanellën e Manchester United, por duhet parë dhe pista Bayern Mynih, pasi gjermanët mund të shfaqen në ditët në vazhdim./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 225 here

Fjalët kyçe