Sneijder rrezikon edhe vendin te Holanda

Data e publiklimit: Saturday, December 1st, 2012

Cështja Sneijder-Inter për çështjen e pagës (klubi kërkon t’i ulë pagën nga 6 mln në 4 mln)vazhdon të shqetësojë tifozët zikaltër por vetë lojtari duhet të shqetësohet akoma më shumë pas deklaratës së Van Gaal. Trajneri i tulipanëve vlerëson shumë Sneijder si lojtar por deklaron se disa rregulla të tij nuk mund të thyhen.

“Kam folur disa herë me Sneijder në telefon, nuk mund të përfshihem në këtë çështje mes tij dhe Interit por ndonjëherë është vështirë të thuash atë që mendon. Sneijder është kapiteni ynë i vërtetë dhe lojtari më krijues i ekipit por kur një futbollist nuk luan për ekipin e tij ka pasoja edhe në kombëtaren e Holandës.”

Van Gaal shtoi se për një lojtar që mungon gjatë nga dëmtimi, ka nevojë për 10 ndeshje radhazi për të arritur një formë optimale duke shtuar me optimizëm se fantazisti së shpejti do të zgjidhë problemin e tij me klubin për t’u rikthyer titullar./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 189 here

Fjalët kyçe