Sonte derbi i Madridit: Atletico favorit kundër Realit

Data e publiklimit: Saturday, December 1st, 2012

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka hedhur poshtë fjalët se është nën presion para derbit lokal të qytetit të Madridit, që skuadra e tij e zhvillon kundër Atletico Madridit të shtunën mbrëma (22:00).

Pas vetëm 13 ndeshjeve, kampionët janë 11 pikë prapa Barcelonës dhe tetë pikë prapa Atleticos, që zë pozitën e dytë.

Kanë kaluar afro 14 vjet që kur Atletico është futur në një ndeshje kampionale me Realin me më tepër pikë. Reali do të përballet me sulmuesin kolumbian në formë Radamel Falcao, i cili ka shënuar 14 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat.

“Jam mjaft i motivuar. Do të luajmë kundër një skuadre të madhe me një temp të shpejtë, por do të kërkojmë fitoren”, ka thënë Falcao për BBC, transmeton KD.

Reali gjithë stinorin e kaluar kishte pësuar vetëm dy humbje, ndërsa tash pas vetëm 13 ndeshjeve ka pësuar tri humbje. Humbja e fundit ishte ajo e fundjavës së kaluar kundër Real Betisit me rezultatin 1:0.

Mediumet spanjolle shkruanë se Mourinho mund të largohet në fund të stinorit dhe t’i bashkohet ekipit parisien PSG.

Në mediume po ashtu ishte raportuar se marrëdhëniet mes Mourinhos dhe mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos e portierit Iker Casillas janë përkeqësuar./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 319 here